Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Vëllaznimit në javën e 12-të në Superligën e Kosovës.
Ylli fitoi me rezultatin 83:75, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja u zhvillua në palestrën sportive “13 Qershori” në Therandë.
Jan Palokaj me 25 pikë dhe Jalen Nesbitt me 23 sosh, ishin dy basketbollistët më meritorë në fitoren e therandasve.
Te gjakovarët u dallua Samuel Sessoms me 24 pikë.
Për Yllin ishte kjo fitorja e shtatë në këtë sezon, krahas pesë humbjeve.
Ndërsa, Vëllaznimi tani numëron gjashtë humbje dhe gjashtë fitore. /Gazeta Express/
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...