Ylli – Trepça, të dielën finalja e parë - Gazeta Express
string(36) "ylli-trepca-te-dielen-finalja-e-pare"

Sport

Gazeta Express

20/05/2022 17:16

Ylli – Trepça, të dielën finalja e parë

Sport

Gazeta Express

20/05/2022 17:16

Finalja e madhe e Play-offit do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Këto dy skuadra kishin përfunduar në garat e rregullta, në vendin e parë, përkatësisht të dytë.

Lexo Edhe:

Ylli ishte në vendin e parë me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit në vendin e dytë me 19 fitore e nëntë humbje. Therandasit në gjysmëfinale të Play-offit eliminuan Sigal Prishtinën 3:0, kurse ‘Xehetarët’ eliminuan Pejën me seri prej 3:1.

Ylli dhe Trepça janë përballur katër herë në garat e rregullta, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.

Skuadra nga Theranda kërkon të mbrojë titullin e kampionit, që e fitoi edicionin e parë për herë të parë në histori, kurse mitrovicasit pas Kupës e kërkojnë edhe titullin e kampionit, që iu mungon nga viti 2012, kur kishin fituar Kupën dhe titullin të udhëhequr nga Drilon Hajrizi.

Ndeshja e parë finale mes Yllit dhe Trepçës do të zhvillohet të dielën në palestrën “13 Qershori” nga ora 17:30. /Gazeta Express/