Superliga e Kosovës në basketboll vijon edhe gjatë ditës së sotme me dy ndeshje shumë interesante.
Të dielën përballen finalistët e edicionit të kaluar Ylli dhe Trepça.
Therandasit renditen në pozitën e gjashtë me nëntë fitore e 13 humbje, derisa mitrovicasit kanë 15 fitore e shtatë humbje.
Aq sa ka edhe Bashkimi, që përballet me Vëllaznimin në Gjakovë. Kuqezinjtë numërojnë 11 fitore e 11 humbje, andaj pritet një sfidë mjaft interesante.