Ylli televiziv kalon natën në banesën e Rita Orës - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

07/03/2020 9:33

Ylli televiziv kalon natën në banesën e Rita Orës

Rozë

Gazeta Express

07/03/2020 9:33

Ylli i reality-shout, Joey Essex kaloi natën në banesën e Rita Orës.

Ylli televiziv, Joey Essex, u nis për në banesën e Rita Orës në orën 4 të mëngjesit, pas një nate të këndshme me këngëtaren, shkruan TheSu.

Çifti, të dy 29 vjeç, më pas kaluan 13 orë bashkë, përpara se Joey të largohej pasditen e djeshme.

Ata ishin përpjekur të mos vëreheshin së bashku gjatë mbrëmjes së të enjtes, duke marrë makina të ndryshme kur dolën nga ndeja.

Por, ata udhëtuan së bashku në orët e para të mëngjesit për në rezidencën e Ritës në Holland Park, në Londrën perëndimore.

Një person që i pa dyshen tha për “TheSun” se “Rita dhe Joey dukeshin të qetë dhe të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit”.

“Ata kishin duke buzëqeshur ndërsa ndihmonin njëri-tjetrin kur po dilnin nga një makinë dhe  drejtuan në shtëpinë e saj natën.”

Joey ishte i pranishëm edhe në ndejën kur ishte Rita, ndërsa nga ai vend ishin parë teksa largoheshin me vetura të ndryshme.

Por, më pastaj u bashkuan dhe u nisën drejt banesës ë saj.

Burime pranë Ritës këmbëngulin se nuk ka asnjë lidhje romantike mes tyre. Por dëshmitari tha mbrëmë: “Ata dukeshin vërtet të lumtur së bashku”.

Kjo vjen pasi u bë e ditur se Rita Ora i ka dhënë fund romancës me Rafferty Law. Ajo më parë ishte në lidhje me Calvin Harris, Andrew Garfield, Brooklyn Beckahm dhe Tyrone Wood.