Ylli sllovak flet para ndeshjes me Kosovën, thotë se bisedoi me Jan Oblakun për “Dardanët” - Gazeta Express
string(88) "ylli-sllovak-flet-para-9ndeshjes-me-kosoves-thote-se-bisedoi-me-jan-oblakun-per-dardanet"

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 17:29

Ylli sllovak flet para ndeshjes me Kosovën, thotë se bisedoi me Jan Oblakun për “Dardanët”

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 17:29

Futbollisti i Atletico Madridit dhe i kombëtares së Sllovakisë, David Hanco është shpallur “Mbreti i Futbollit në Sllovaki” për vitin 2025.

Ai është lojtari me më së shumti minuta në këmbët e tij tek Atletico Madridi, teksa është pjesë e kombëtares së Sllovakisë për ndeshjen ndaj Kosovës.

Ndeshja Sllovaki – Kosovë do të luhet të enjten e 26 marsit, me fillim nga ora 20:45, në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit.

Pasi e mori çmimin si më i miri i futbollit sllovak, Hancko foli edhe për ndeshjen më kombëtaren e Kosovës dhe tregon se foli edhe me bashëlojtarin e tij tek Atletico, Jan Oblak për Kosovën.

“Edhe trajneri Francesco Calzona tha se ata kanë vlerë më të lartë të skuadrës. Kanë qenë në grup me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë dhe përfunduan të dytët. Kam folur shumë për ta me shokun tim Jan Oblak. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Ndeshjet vendimtare shpesh vendosen nga detajet. Kemi edhe dy stërvitje të rëndësishme para ndeshjes. Besoj se do të përgatitemi mirë dhe me ndihmën e tifozëve tanë do t’ia dalim”, tha ai për mediat në mbrëmjen gala të “Futbollistit të Vitit 2025” në Sllovaki.

Jan Oblak dhe Sllovenia e tij u mposhtën nga Kosova në nëntor të vitit të kaluar, në mes të Ljubjanës, me shifrat prej 2-0. Ajo ndeshje i përkiste kualifikimeve të rregullta për Botëror. Në tetor, ndeshja në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur baras, pa gola.

Kosova përfundoi e dyta në grupin B të kualifikimeve, pas Zvicrës, por para Sllovenisë dhe Suedisë.

Në rast se Kosova e fiton përballjen me Sllovakinë, atëherë më 31 mars do të luajë ndeshjen finale të “play-offit” ndaj fituesit të ndeshjes Turqi – Rumani.

Nëse humb, atëherë “Dardanët” do të luajnë përsëri të martën e ardhshme, por me humbësin e asaj ndeshjeje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement