Ylli rrezikon të mbetet pa sponsorin kryesor për shkak të dhunës në Superkupë - Gazeta Express
string(77) "ylli-rrezikon-te-mbetet-pa-sponsorin-kryesor-per-shkak-te-dhunes-ne-superkupe"

Ylli rrezikon të mbetet pa sponsorin kryesor për shkak të dhunës në Superkupë

Sport

Gazeta Express

18/09/2023 22:02

Dhuna e shfaqur gjatë Superkupës së Kosovës në basketboll mund t’i shkaktojë pasoja KB Golden Eagle Yllit.

Klubi nga Suhareka ishte nikoqir i këtij turneu, ndeshjet e të cilit u zhvilluan javën e kaluar në palestrën “13 Qershori”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, jo gjithçka shkoi siç është më së miri. Incidente u krijuan në disa ndeshje, që kulmuan edhe me dhunë të dielën, në përballjen mes Trepçës dhe Pejës në finale.

Një reagim rreth këtyre incidenteve është bërë së fundmi edhe nga presidenti i klubit të Yllit, Shaqir Palushi, i cili drejton edhe kompaninë e njohur “Golden Eagle”, që është edhe sponsori kryesor i klubit.

Mes tjerash, Palushi përmes reagimit të tij bëri të ditur se shkaku i këtyre incidenteve është detyruar të shqyrtojë investimet në sport e basketboll.

Reagimi i plotë nga Palushi (pa ndërhyrje):

“Reagim

Sporti zhvillon aftësitë mendore dhe fizike të njeriut, sporti është aq antik sa edhe zhvillimi i intelegjecës së njeriut. Investimi në Kulturë, Rini dhe Sport është kënaqësi dhe sjell emocione.

Kompania jonë tash e 10 vite ka kontribuar dhe investuar në zhvillimin e sportit.

Kemi sponsorizuar fillimisht KB Prishtinën, kemi vazhduar me KB Bashkimin ,KF Vllaznimi dhe tash e disa vite jemi sponzori kryesor i KB Yllit. Sporti në përgjithësi e Basketbolli në veçanti duhet ti bashkoj njerzit, tifozët dhe qytetet. kurrsesi nuk duhet të ndodhë e kundërta që në emër të dashurisë për sport dhe skuadrën sportive të bëhën veprime të pamatura, të dëmshme e të dënueshme që sjellin ofendime, dhunë psiqike e fizike. Në fundjavën që lam pas në Suharekë është zhvilluar Super Kupa e Kosovës në Basketboll, ngjarjet që kanë ndodhë në palestër dhe jashtë saj gjatë komplet organizimit i kanë lënë shije të keqe organizatorëve dhe vetë trofeut.

Ne si kompani e ndiejmë të nevojshme të reagojmë, duke i parë nga afër zhvillimet e fundit jemi të detyruar të shqyrtojmë investimet tona në Sport e Basketboll, shpresojmë dhe bëjme thirrje që skenat e dhunës të marrin fund e kurrsesi të mos përsëriten sepse po i druhemi më të keqes e që urojmë të mos ndodhë kurrë. I bëjmë thirrjeve institucioneve përgjegjëse të marrin veprimet e duhura për parandalim të dhunës”. /Gazeta Express/