Ylli - Prishtina, gjysmëfinalja e parë e Superkupës - Gazeta Express
string(48) "ylli-prishtina-gjysmefinalja-e-pare-e-superkupes"

Ylli – Prishtina, gjysmëfinalja e parë e Superkupës

Sport

Gazeta Express

07/12/2022 23:40

Këtë të mërkurë u zhvilluan dy ndeshjet e para çerekfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll.

Golden Eagle Ylli shënoi fitore 94:75 kundër Vëllaznimit, teksa Sigal Prishtina e mposhti Ponte Prizrenin me rezultatin 77:88, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kësisoj, Ylli dhe Prishtina është çifti i parë në fazën gjysmëfinale të kësaj gare.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten, nga ora 17:00.

Kujtojmë se dy ndeshjet tjera çerekfinale; Trepça – Rahoveci (17:00) dhe Peja – Bashkimi (20:30) do të zhvillohen nesër. Fituesit e këtyre ndeshjeve do të përballen mesvete në gjysmëfinale, që gjithashtu do të zhvillohet të premten.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, pasi klubi kryeqytetas është organizues i Superkupës. /Gazeta Express/