Aaron Jones i është bashkuar ekipit të drejtuar nga Petar Mijovic.
Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar marrëveshjen me amerikanin këtë të premte, shkruan Gazeta Express.
Klubi nga Theranda nuk zbuloi detaje nga marrëveshja, apo nga karriera e lojtarit.
Jones luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 206 centimetra.
30-vjeçari së fundi ishte pjesë e Karditsas në Superligën e Greqisë.
Ai karrierë ka bërë edhe në Turqi, Spanjë, Itali e Francë.
/Gazeta Express/