Ylli paralajmëron një këngë ritmike për fansat e tij - Gazeta Express

Ylli paralajmëron një këngë ritmike për fansat e tij

Rozë

Gazeta Express

06/05/2020 0:05

Ka disa ditë që Yll Limani ka paralajmëruar projektin e tij të radhës

Një pjesë të këtij projekti ai e ka zbuluar edhe për ndjekësit e tij të shumtë në Instagram.

Një këngë mjaft ritmike, e si gjithmonë me një tekst ku gjithmonë e nxjerrë Yllin duke vuajtur.

“Nese je tu m’thirr me ardh mi marr senet e tua, i kom kall”, thotë një pjesë e tekstit.

Projekti i tij i fundit mbetet ai me titull “Engjej” e cila deri tani numëron mbi gjashtë milionë klikime në Youtube.