Ylli kërkon revanshin ndaj Hapoelit në FIBA Europe Cup - Gazeta Express
string(54) "ylli-kerkon-revanshin-ndaj-hapoelit-ne-fiba-europe-cup"

Ylli kërkon revanshin ndaj Hapoelit në FIBA Europe Cup

Sport

Gazeta Express

01/11/2022 20:16

Pas mrekullisë që e bëri mesjavën e kaluar, këtë të mërkurë, skuadra e Golden Eagle Yllit rikthehet për tu paraqitur sërish në garat e FIBA Europe Cup.

Të mërkurën pasdite, Ylli do të luajë ndaj Hapoel Galil Elion në Jerusalem, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky në fakt është takimi i dytë mes tyre në këtë edicion të garave. Ylli e Hapoeli e hapën edicionin e sivjetmë në tokën kosovare, aty ku Hapoel Galil triumfonte me rezultatin 93:76.

Gjatë kësaj aventure, suharekasit kanë pësuar humbje edhe nga Niners-Chemnitz 90:60.

Por, padyshim që befasia erdhi javën e kaluar, aty ku kampionët e Superligës triumfuan ndaj gjermanëve të Bambergut me shifrat 81:78.

Kështu, Golden Eagle Ylli ka dy humbje e një fitore, pas tri xhirove të para në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Përballja mes Hapoel Galil e Golden Eagle Yllit do të zhvillohet të mërkurën, me fillim nga ora 16:30. /Gazeta Express/