Ylli i Serie A për koronavirusin: Ma futi frikën në palcë, s’dija a do të mund të merrja frymë - Gazeta Express
string(91) "ylli-i-serie-a-per-koronavirusin-ma-futi-friken-ne-palce-sdija-a-do-te-mund-te-merrja-fryme"

Gazeta Express

08/04/2020 17:11

Ylli i Serie A për koronavirusin: Ma futi frikën në palcë, s’dija a do të mund të merrja frymë

Gazeta Express

08/04/2020 17:11

Ylli i Fiorentinës, German Pezzella, ka folur për përvojën e tij me sëmundjen koronavirus, duke kujtuar momente të vështira dhe frikën.

Mbrojtësi argjentinas e ka kaluar muajin e fundit i ngujuar në shtëpinë e vet dhe thotë se tani është plotësisht i shëruar nga virusi, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se frika më e madhe që e kishte ndier ishte se a do të mundë merrte frymë lirshëm.

“M’u fut frika deri në palcë duke menduar me veten se a do të zgjohem të nesërmen duke mos qenë në gjendje të marr frymë dhe se a do të ishte e vështirë apo jo”, tha Pezella për Ole.

“Nuk është e lehtë: jam ngujuar brenda që një muaj. E kam kryer karantinën time të obliguar për të mos pasur kontakt me askënd”, tregoi ai.

Ai thotë se e vetmja herë kur mund të dalë jashtë është të shkojë në supermarket, por as atë s’e bën.

“Tani gjëja e vetme që mund ta bëj është të shkoj në supermarket, por falë zotit jemi me fat që ushqimin na e sjellin në shtëpi”, vazhdoi ai.

“Nuk dal jashtë sepse ka kolona njerëzit, duhet të presësh në rënd jashtë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement