Mbrojtësi anësor i talentuar i Manchester Unitedit, Brandon Williams, e befasoi babanë e vet duke ia dhuruar një veturë të re për ditëlindje – befasi kjo që e la babanë të tronditur.
Ylli i ri i Manchester Unitedit e festoi ditëlindjen e babait të tij duke ia blerë një veturë të re të llojit Mercedes, ndërsa videoja e kësaj befasie është bërë virale në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.
Në video, babai i Williams shihet duke bërë me gisht drejt veturës dhe duke e pyetur djalin e tij: “Ajo veturë? Seriozisht? Po dridhem i tëri”.
Babai i Williams s’mund t’u besojë syve dhe vazhdon duke thënë: “A po bëni shaka? A po talleni me mua?”
19-vjeçari përgjigjet duke i thënë: “Jo, shko shikoje”.
Brandon Williams bought his father a new Mercedes for his birthday ?? pic.twitter.com/9PU7uxdSpG
— utdreport (@utdreport) May 21, 2020
Kjo video u komentua shumë në rrjete sociale.
“S’ka asgjë më të mirë sesa t’i bësh prindërit krenar. Çfarë gjesti i mirë nga Brandon”, shkroi një përdorues i Twitterit.
“Të gjithë ëndërrojmë ta bëjmë këtë një ditë”, shkroi një tjetër.
Williams ka shijuar suksese mbresëlënëse me Manchester Unitedit këtë sezon, duke e marrë parasysh që është vetëm 19-vjeçar. Ai luajti për herë të parë për Manchester Unitedin në ndeshjen e paharrueshme kundër Paris Saint-Germainit në Francë sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve.
Williams i ka bërë 12 paraqitje në Premierligë këtë sezon dhe e shënoi golin e tij të parë për Manchester Unitedin në ndeshjen kundër Sheffield United. /Gazeta Express/