Ylli i PSG-së, Achraf Hakimi, kurorëzohet lojtari i vitit në kontinentin afrikan - Gazeta Express
string(78) "ylli-i-psg-se-achraf-hakimi-kurorezohet-lojtari-i-vitit-ne-kontinentin-afrikan"

Futboll

Gazeta Express

19/11/2025 21:37

Ylli i PSG-së, Achraf Hakimi, kurorëzohet lojtari i vitit në kontinentin afrikan

Futboll

Gazeta Express

19/11/2025 21:37

Kapiteni i Marokut, Achraf Hakimi, u shpall lojtari më i mirë afrikan i vitit të mërkurën, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm në të cilin ai fitoi Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi 27-vjeçar shtoi në koleksion edhe titullin e katërt të Ligue 1, Kupën e Francës dhe UEFA Super Cup, megjithëse PSG u ndal në finalen e Kupës së Botës për Klube, ku Hakimi u mjaftua me vendin e dytë në New York, shkruan Gazeta Express.

Hakimi la pas dy fitues të mëparshëm të çmimit – Mohamed Salah të Liverpoolit dhe sulmuesin nigerian Victor Osimhen – duke e fituar trofeun për herë të parë në karrierë.


“Është vërtet nder për mua të jem këtu sot. Jam krenar për këtë trofe prestigjioz”, deklaroi Hakimi, i cili falënderoi familjen, bashkëlojtarët dhe trajnerin e Marokut, Walid Regragui.

Aktualisht, ylli i PSG-së po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në kyçin e këmbës, por nëse rikthehet në kohë, ai pritet të udhëheqë Marokun në Kupën e Kombeve të Afrikës që nis më 21 dhjetor. “Atlas Lions” synojnë triumfin e parë që nga viti 1976. /GazetaExpress/