Ylli i Prishtinës përfshihet në një rrahje në turne të futbollit të vogël - Gazeta Express
string(73) "ylli-i-prishtines-perfshihet-ne-nje-rrahje-ne-turne-te-futbollit-te-vogel"

Sport

Gazeta Express

28/06/2022 22:56

Ylli i Prishtinës përfshihet në një rrahje në turne të futbollit të vogël

Sport

Gazeta Express

28/06/2022 22:56

Gjatë ditës së sotme disa nga futbollistët e Superligës së Kosovës po merrnin pjesë nëpër turne të ndryshëm në futboll të vogël.

Shumica nga ta edhe pse e konsiderojnë vetën si futbollistë profesionistë, ata rrezikojnë karrierën e tyre dhe rreziku tjetër është se mund të lëndohen dhe klubet e tyre mund ta pësojnë më së rëndi nga ndeshjet që ata po i zhvillojnë në këto turne.

Lexo Edhe:

E sapo është zhvilluar finalja në një turne, ku në një ekip kanë qenë Mark Milicaj (Dukagjini), Xhevdet Shabani (Malisheva) dhe Mendurim Hoti (Prishtina).

Ylli i Prishtinës, Medurim Hoti ka qenë protagonist për të keq, pasi pati një përplasje me një futbollist kundërshtar, duke e goditur me kokë e pastaj ndodhi një sherr masiv.

Gjithsesi pas sherrit transmetimi i kësaj finale u ndërpre dhe u fshi nga faqja që po e transmetonte ndeshjen.

Gjithsesi lexuesit e Gazetës Olle kanë dërguar foto në adresë të redaksisë nga sherri masiv që e shkaktoi Hoti.