Ylli i Premierligës: Gjyshi im është i lumtur që unë s’jetoj në Amerikë - Gazeta Express
string(69) "ylli-i-premierliges-gjyshi-im-eshte-i-lumtur-qe-une-sjetoj-ne-amerike"

Ylli i Premierligës: Gjyshi im është i lumtur që unë s’jetoj në Amerikë

Gazeta Express

02/06/2020 22:51

Mbrojtësi i Newcastle dhe ekipit kombëtar të SHBA-së, DeAndre Yedlin, thotë se babagjyshi i tij ndihet i lumtur që ai nuk jeton në Amerikë tani për tani, sepse ndryshe do të druhej për jetën e nipit të vet si një afro-amerikan i ri.

Protesta të shumta dhe të dhunshme janë duke u mbajtur në SHBA dhe në gjithë botën pasi George Floyd u vra javën e kaluar nga një polic, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Floyd, një afro-amerikan, vdiq më 25 maj pasi polici Derek Chauvin e shtypi me gju në qafë për disa minuta.

Chauvin, nga policia e Minneapolis, është përjashtuar nga puna dhe ndaj tij është ngritur akuzë për vrasje të shkalles së tretë.

Yedlin, nga Seattle, i zhvendos në Angli pasi iu bashkua Tottenhamit më 2015.

26-vjeçari thotë se nuk mund ta heqë nga mendja mesazhin telefonik të gjyshit.

Duke shkruar në Twitter, Yedlin, i cili iu bashkua Newcastle më 2016, tha: “Dy ditë pas vdekjes së George Fyold, gjyshi im më shkroi mesazh dhe më tha se ndihet i lumtur që unë nuk po jetoj në SHBA tani, sepse do të druhej për jetën time si afro-amerikan i ri. Pavarësisht kalimit të ditëve, mesazhi i gjyshit tim nuk më hiqet nga mendja”.

/Gazeta Express/