Ylli i NBA-s bën postim për derbin e basketbollit kosovar, vlerëson paraqitjen e amerikanit të Trepçës - Gazeta Express
string(101) "ylli-i-nba-s-ben-postim-per-derbin-e-basketbollit-kosovar-vlereson-paraqitjen-e-amerikanit-te-trepces"

Sport

Gazeta Express

13/05/2022 20:51

Ylli i NBA-s bën postim për derbin e basketbollit kosovar, vlerëson paraqitjen e amerikanit të Trepçës

Sport

Gazeta Express

13/05/2022 20:51

Të enjten mbrëma u zhvillua ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale mes Trepçës dhe Pejës.

Ndeshja e zhvilluar në “Minatori” dhuroi spektakël, teksa vendasit fituan pas dy vazhdimeve me rezultatin 107:105, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rodney Purvis me 36 pikë ishte më meritori në fitoren e Trepçës. Ai regjistroi edhe tetë kërcime e pesë asistime.

Paraqitje e shkëlqyer e 28-vjeçarit nuk kaloi pa u komentuar edhe nga ylli i NBA-s, John Wall, i cili ka një shoqëri me basketbollistin e “Xehetarëve”.

Në njërën prej publikimeve në “Instagram”, Wall e quajti “vrasës” Purvisin. /Gazeta Express/