Ylli i NBA kërkon t’iu lejohet përdorimi i marihuanës lojtarëve - Gazeta Express
string(62) "ylli-i-nba-kerkon-tiu-lejohet-perdorimi-i-marihuanes-lojtareve"

Gazeta Express

29/02/2020 11:28

Ylli i NBA kërkon t’iu lejohet përdorimi i marihuanës lojtarëve

Gazeta Express

29/02/2020 11:28

Ylli i NBA, Kevin Durant, beson se ka ardhur koha që NBA ta largojë marihuanën nga lista e substancave që janë të ndaluara për basketbollistët, pasi që beson se marihuana ka vetëm ndikim pozitiv te lojtarët.

Në Amerikë, liga e nivelit të parë të bejsbollit MLB e ka hequr kanabisin nga lista e substancave të ndaluara për bejsbollistët që nga dhjetori i vitit të kaluar. As liga e nivelit të parë të hokejit s’i dënon lojtarët që e përdorin këtë substancë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, NBA vazhdon t’i suspendojë lojtarët që dalin pozitiv në testin për këtë substancë, që tani është e ligjshme për përdorim rekreativ ose mjekësor në 39 shtete të SHBA-së dhe në Distriktin e Kolumbisë. Në 11 shtete, marijuana është plotësisht e ligjshme.

Gjatë viteve të fundit, Dion Waiters, Thabo Sefolosha, Nerlens Noel, Larry Sanders dhe J.R. Smith janë suspenduar për përdorim të marihuanës. Rasti i fundit ndodhi në nëntor, kur Waiter u suspendua për dhjetë ditë, pasi që e kishte ngrënë një bonbon me përbërje të marihuanës sa ishte në aeroplanin e ekipit të Heat.

Kevin Durant, që është investor në dy kompani të marijuanës, mendon se qëndrimi i NBA është i prapambetur.

“Është njëra ndër ato bimët që ose të pëlqen, ose s’të pëlqen. Nëse të pëlqen, të pëlqen. Nëse s’të pëlqen, as nuk dëshiron ta provosh. Tanimë, në ditët e sotme, as që do të duhej ta kishim këtë diskutim”, ka thënë Durant.

“Është e thjeshtë, marihuana është marihuanë. Nuk i bën dëm askujt. Mund vetëm të të ndihmojë dhe të bëjë gjëra të mira. Mendoj se as nuk duhet të jetë temë debati më”.

“Të gjithë në ekipin tim [Brooklyn Nets] pinë kafe çdo ditë, marrin kafeinë çdo ditë. Ose shkojnë për të pirë verë pas ndeshjeje dhe pinë alkool kohë pas kohe. Marihuana as nuk duhet të përmendet në këtë mes”.

“Pse po flasim për këtë? Nuk duhet as të jetë temë debati. Kështu që shpresoj që do t’i kalojmë paragjykimet dhe ta kuptojnë se nuk ka asnjë ndikim tjetër përveç që i bën njerëzit të ndihen mirë, i bën më të uritur dhe i bashkojnë ata – ajo bimë na bashkon të gjithëve”. /Gazeta Express/