Ylli i mesfushës së Barçës mund të mungojë në përballjen ndaj Atleticos - Gazeta Express
string(71) "ylli-i-mesfushes-se-barces-mund-te-mungoje-ne-perballjen-ndaj-atleticos"

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 20:48

Ylli i mesfushës së Barçës mund të mungojë në përballjen ndaj Atleticos

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 20:48

Barcelona mund të jetë pa mesfushorin kryesor Frenkie de Jong për ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit në “Camp Nou”.

Holandezi pësoi një dëmtim të hamstringut në fund të shkurtit dhe pritej të rikuperonte pas pauzës së kombëtareve, por rikuperimi mund të zgjasë deri në prill.

Barcelona do të përballet me Atletico Madridin në “Metropolitano” më 4 prill, një nga tre ndeshjet kundër “Los Colchoneros” brenda 11 ditësh, ndërsa mes tyre është edhe derbi katalanas ndaj Espanyolit.

Trajneri Hansi Flick shpreson të rikthejë disa lojtarë nga dëmtimet në kohë për këtë seri të rëndësishme.

Sipas “MD”, rikuperimi i De Jong mund të zgjasë deri në prill, dhe ai ka gjasa të mungojë në ndeshjen e parë kundër “Los Colchoneros” në La Liga.

Holandezi pritet të jetë gati për derbin ndaj Espanyolit në “Camp Nou” më 11 prill, por pjesëmarrja e tij në çerekfinalen e Championsit mbetet në dyshim.

Dy lojtarët e tjerë që Flick shpreson t’i rikthejë janë Alejandro Balde dhe Jules Kounde.

Të dy pësuan dëmtime në të njëjtën ndeshje, kur Barcelona mposhti Atleticon 3-0 në ndeshjen kthimi të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Balde pritet të rikuperohet pas pauzës së kombëtareve, por Kounde mund të marrë një javë më shumë, megjithatë ai synon të jetë gati për ndeshjen në “Camp Nou” më 8 prill.

Një shqetësim tjetër për Flick është Eric Garcia, i cili ka luajtur vetëm 20 minuta në katër ndeshjet e fundit të Barcelonës për shkak të dëmtimeve.

Flick ka qenë i detyruar të improvizojë në mbrojtje gjatë muajit të fundit, por duket se ka vendosur për partneritetin defensiv Gerard Martin – Pau Cubarsi.

Garcia, Balde dhe Kounde do të duhet të luftojnë për vendin e tyre në formacionin startues pas rikthimit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement