Real Madridi ka njoftuar se mbrojtësi Lucas Vazquez ka pësuar një lëndim të muskujve në kofshë.
Ky lëndim do të bëjë që ai të mos jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Real Madridit ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
“Pas testeve të bëra sot në lojtarin tonë, Lucas Vazquez nga Shërbimi Mjekësor i Real Madridit, ka dalë se ky i fundit është diagnostikuar me një lëndim të muskulit në kofshën e këmbës së majtë. Ai do të mungojë fillimisht për ndeshjen ndaj Manchester Cityt këtë të martë. Teste të tjera do të bëhen në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.
Ky është lëndimi i radhës për Real Madridin në vijën e mbrojtjes, me klubin spanjoll që nuk mund të llogarit në shërbimet e Militaos, Alabas, Rudigerit e Carvajalit.
Fede Valverde parashihet se do të startojë në krahun e djathtë të mbrojtjes, me Camavingan e Ceballosin që pritet të luajnë në mesfushë.
Ndeshja e parë mes Cityt e Realit do të luhet më 11 shkurt në “Etihad Stadium”, derisa ajo e kthimin më 19 shkurt në “Santiago Bernabeu”.
Fituesi i kësaj përballje do të luajë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve./GazetaExpress/