Ylli i Juventusit: Ky Inter s’më befason fare - Gazeta Express
string(43) "ylli-i-juventusit-ky-inter-sme-befason-fare"

Ylli i Juventusit: Ky Inter s’më befason fare

Gazeta Express

03/12/2019 17:42

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, thotë se nuk habitet nga forma e mirë e Interit, duke argumentuar se ka pritur nga skuadra e Antonio Contes ta sfidojë Juven në garë për titull në Serie A.

Juventusi është i dyti në Serie A, një pikë mbrapa Interit të ringjallur nga ish-lojtari dhe trajneri i Juves, por Chiellini këmbëngul se nuk është i befasuar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Interi nuk më befason fare”, tha Chiellini për Sky Sport Italia.

“E njoh Conten dhe lojtarët e tij. Kam pritur që kjo të ndodhte shumë kohë më parë”, shtoi ai.

Juventusi do të luajë kundër Lazios në udhëtim në Serie A këtë javë, ndërsa Interi e pret Romën në shtëpi të premten. /Gazeta Express/