Ylli i Italisë: Holanda na e ka frikën - Gazeta Express
string(37) "ylli-i-italise-holanda-na-e-ka-friken"

Gazeta Express

15/10/2020 10:11

Ylli i Italisë: Holanda na e ka frikën

Gazeta Express

15/10/2020 10:11

Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci, ka thënë se Holanda e respekton dhe i frikësohet Italisë, pas barazimit 1:1 në Ligën e Kombeve të mërkurën.

Lorenzo Pellegrini e kaloi Italinë në epërsi para se Donny van de Beek ta barazonte rezultatin, por ajo që i habiti të gjithë ishte ndryshimi taktik i trajnerit të ri të Holandës, Frank de Boer, transmeton Gazeta Express.

De Boer e braktisi formacionin e zakonshëm 4-3-3 për të luajtur me një formacion 5-3-2.

“Kjo nënkupton se ata na respektojnë dhe na e kanë frikën”, tha Bonucci për Rai Sport.

“Pavarësisht ndryshimit të tyre taktik, ne prapëseprapë krijuam raste të panumërta. Sa keq që nuk i morëm tri pikët, sepse do të ishin shumë të rëndësishme këtë mbrëmje”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement