Ylli i Interit kapet duke vozitur i dehur para ndeshjes - Gazeta Express
string(55) "ylli-i-interit-kapet-duke-vozitur-i-dehur-para-ndeshjes"

Ylli i Interit kapet duke vozitur i dehur para ndeshjes

Gazeta Express

12/07/2020 10:05

Policia italiane e ka kapur duke vozitur në gjendje të dehur mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovicin, të cilët ia ka marrë patentën e shoferit si pasojë.

Mediat italiane raportojnë se policia e kishte ndjekur nga pas makinën e Brozovicit Rolls Toyce Cullinan në orët e hershme të mëngjesit të shtunën, pasi ai kishte kaluar në semaforin e kuq në Milano, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mesfushori kroat është ndalur nga policia dhe është urdhëruar ta bëjë testin e nivelit të alkoolit në trup përmes frymëmarrjes.

Niveli i alkoolit në trupin e tij ishte mbi limitin e lejuar.

27-vjeçari është gjobitur se ka vozitur me tabela gjermane dhe i është marrë patenta e shoferit.

Mbetet të shihet nëse Antonio Conte do ta fitojë atë për ndeshjen e Interit kundër Torinos të hënën në mbrëmje. /Gazeta Express/