Në një intervistë mjaft të ashpër për të përditshmen britanike The Guardian – e publikuar më 31 tetor 2025 – aktori i njohur amerikan Harrison Ford (83) ka hedhur akuza të forta ndaj të tashmit apo ish-Presidentit amerikan Donald Trump, ku mes të tjerash e cilëson atë “kriminelin më të madh në histori”.
Çfarë tha konkretisht Ford?
Ford tha se Trump “nuk ka politika, ka kapriço” .
“Më tremb tmerrësisht. Injoranca, arroganca, gënjeshtrat, tradhtia. Ai e di më mirë, por është vegël e status-quosë dhe po fiton para me duar të palara, ndërkohë që bota po shkon drejt ferrit.”, tha aktori.
“Është e pabesueshme. Nuk njoh një kriminel më të madh në histori.” – ka shtuar Ford.
Ai kritikoi veçanërisht politikat e administratës Trump në çështjen e klimës, duke përmendur tërheqjen e SHBA-së nga Pakt i Parisit për Klimën, pezullimin e projekteve të energjive të pastra, madje dhe ndalimin e përdorimit të fjalëve “ndryshim klimatik” e “emisione” në dokumente qeveritare.
Ford tha gjithashtu: “Unë jam i sigurt që ne mund të zbusim ndryshimet klimatike, që mund të fitojmë kohë për të ndryshuar sjellje, për të krijuar teknologji të reja… Por duhet të zhvillojmë vullnetin politik dhe sofistikimin intelektual për të kuptuar se ne njerëzit jemi të aftë për ndryshim.”
Ford është prej vitesh aktivist për çështjet mjedisore. Në vitin 2025 ai është nderuar me çmim për udhëheqje në ruajtjen e biodiversitetit nga fondacioni i të ndjerit biologu E.O. Wilson.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur SHBA-ja, nën drejtimin e Trump, ka bërë hapa pas në politikat klimatike, të cilat përfshijnë: largimin nga Marrëveshja e Parisit, përkrahje për eksploatimin e karburanteve fosile, dobësim të rregullave për emetimet, dhe kritika publike ndaj energjive të rinovueshme.
Ford përmend faktin se ka parashikuar këto skenarë për mbi 30 vjet: “E dija që vinte; kam predikuar këto gjëra për 30 vjet. Çdo gjë që kemi thënë për ndryshimin klimatik është bërë e vërtetë.”
Reagimi i tij ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale dhe në media, për shkak të natyrës së paprecedentë të gjuhës së përdorur dhe për faktin që vjen nga një figurë e shquar e Hollivudit. /GazetaExpress/