Estevao, 18-vjeçari sensacion i Chelsea, ka zbuluar për Sky Sports përvojën e tij të veçantë gjatë mbajtjes së testit të vozitjes ndërsa ishte në detyrë me kombëtaren e Brazilit.
Për të marrë lejen, ai duhej të merrte miratimin e trajnerit Carlo Ancelotti.
“Isha shumë i zënë në Sao Paulo me ekipin kombëtar, por më dhanë leje për të shkuar për testin e vozitjes”.
Pas testit, Ancelotti më priti te dera për të parë nëse kisha kaluar apo jo,” tregoi Estevao, përcjell Gazeta Express.
Ai kujtoi momentin me humor:
“Shkova dhe i thashë: ‘Mister, passei, passei! (Mister, kalova, kalova!)’. Të gjithë qeshën shumë.”
Sulmuesi brazilian gjithashtu foli për ndikimin e Thiago Silva në transferimin e tij te Chelsea dhe për mënyrën sesi besimi dhe përkushtimi i tij kanë ndihmuar në fillimin e fortë të karrierës në Londër. Ai është optimist se e ardhmja do të sjell edhe më shumë suksese për të në Stamford Bridge. /GazetaExpress/