Ylli i Barçës, Raphinha: S’po konkurrojmë në kushte të barabarta me kundërshtarët - Gazeta Express
string(78) "ylli-i-barces-raphinha-spo-konkurrojme-ne-kushte-te-barabarta-me-kundershtaret"

Futboll

Gazeta Express

17/02/2026 21:20

Ylli i Barçës, Raphinha: S’po konkurrojmë në kushte të barabarta me kundërshtarët

Futboll

Gazeta Express

17/02/2026 21:20

Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka deklaruar se ekipi i tij nuk po konkurron në kushte të barabarta pas humbjes së kontestuar 2-1 ndaj Gironës të hënën në mbrëmje.

Humbja në “Montilivi” bëri që Real Madrid të përfundonte ditën e xhiros në krye të La Ligës, por goli vendimtar erdhi pas një faulli që shumë e konsideruan ndaj Jules Kounde.

Pas ndeshjes, trajneri Hansi Flick përpiqej të shmangte temën, duke theksuar se ekipi i tij kishte luajtur keq, dhe kjo ishte faktor vendimtar për humbjen.

Joan Garcia ishte lojtari më i mirë i skuadrës atë natë, çka tregon një paraqitje të dobët të Barcelonës, ku Girona sulmoi thuajse pa pengesa.

Ditën pas ndeshjes, Raphinha postoi në rrjetet sociale se ekipi i tij do të dilte fitues – edhe nëse nuk po konkurrojnë në kushte të barabarta.

“Epo, kemi shumë për të përmirësuar, por jo vetëm ne. Është shumë e komplikuar kur rregullat ndryshojnë, qoftë për ty ose kundër teje, por nëse duhet të luajmë kundër të gjithëve për të fituar, nuk ka problem… Do ia dalim. Rrnoftë Barcelona gjithmonë”, ka shkruar ai.

Është e pamundur të dihet se si do të veprojë Barcelona pas kësaj situate kontroverse.

Shumë nga deklaratat e Flick dhe lojtarëve të tjerë shmangnin kritikat ndaj arbitrit, pas paraqitjes së dobët në humbjen ndaj Atletico Madrid të dielën.

Barcelona kishte depozituar një ankesë për arbitrazhin të shtunën, duke argumentuar për mos-përputhshmëri në përdorimin e VAR dhe kriteret e gjyqtarëve.

Skuadra katalanase u zemërua nga vonesa tetë minutëshe që VAR pati për të anuluar golin e Pau Cubarsi në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, edhe pse në fund vendimi rezultoi i drejtë. Kjo ndërpreu ritmin e lojës dhe Barcelona kishte vështirësi të rikuperonte në gjysmën e fundit të ndeshjes./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement