Ylli e vazhdon bashkëpunimin me trajnerin që e bëri kampion - Gazeta Express
string(59) "ylli-e-vazhdon-bashkepunimin-me-trajnerin-qe-e-beri-kampion"

Ylli e vazhdon bashkëpunimin me trajnerin që e bëri kampion

Basketboll

Gazeta Express

02/06/2021 15:23

Golden Eagle Ylli e ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Adis Beciragic. Kampioni i ri i Kosovës ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me trajnerin i cili e bëri kampion për herë të parë në histori të klubit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Me Beciragicin, ekipi nga Suhareka po ashtu e fitoi edhe Ligën Unike, e cila i bashkoi klubet e Kosovës me ato të Shqipërisë. “Adis Beciragic edhe për dy sezone pjesë e Golden Eagle Yllit. Pas triumfit historik në Ligen Unike dhe Superligen e Basketbollit klubi ka vendosur që timonin e drejtimit për dy vitet e ardhshme t’ja besoj Adis Beciragic”, ka shkruar klubi therandas në “Facebook”.

Pra, nën drejtimin e Beciragic, Ylli e shijoi sezonin më të mirë në histori të tij. Ekipi Verdh e Kaltër synon ta ketë një tjetër sezon pozitiv dhe dominues në basketbollin kosovar dhe jo vetëm. /Gazeta Express/