Ylli e Ponte i synojnë fitoret e para - Gazeta Express
string(37) "ylli-e-ponte-i-synojne-fitoret-e-para"

Basketboll

Moral Pozhegu

27/04/2021 15:15

Ylli e Ponte i synojnë fitoret e para

Basketboll

Moral Pozhegu

27/04/2021 15:15

Sonte zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “play-offit” në FIVE STAR Superligën e basketbollit

Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni do të mundohen t’i shijojnë fitoret e para në gjysmëfinale të “play-offit” në FIVE STAR Superligën e basketbollit.

Lexo Edhe:

Të dyja skuadrat u mposhtën në duelet e para përkatëse, nga Rahoveci respektivisht Peja.

Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai në mes të “Vreshtarëve” me ekipin therandas, shkruan Gazeta Express.

Duelin e parë e fitoi ngushtë Rahoveci, ndërsa tash skuadra nga Suhareka e synon barazimin e serisë së ndeshjeve në 1-1.

Në të kundërtën, me një fitore eventuale, rahovecasit do ta bënin një hap të madh drejt finales.

I njëjti skenar është edhe në çiftin tjetër gjysmëfinal.

Lideri Ponte e humbi ndeshjen e parë, ndërsa tash do të tentojë ta përmirësojë gabimin dhe ta barazojë rezultatin.

Nga ana tjetër, pejanët e kanë për qëllim ta përsërisin paraqitjen e lojës së parë dhe ta shtojnë epërsinë e ndeshjeve në 2-0.

Duelet e treta gjysmëfinale të “play-offit” do të luhen në fundjavë. Siç dihet, skuadra që i fiton tri ndeshje kalon në finalen e madhe. /Gazeta Express/