“VENOM”, clubi më i madh në vend është vendi e skena ku Derulo pritet sonte të ngjitet e t’i dhuroj publikut kosovar një eksperiencë që nuk do e harrojnë për një kohë të gjatë.
Alex Duhani, pronar i “VENOM”, përmes disa pamjeve ka njoftuar se Derulo tashmë ka arritur në vendin tonë.
Kosova, Prishtina, është adresa që ylli ndërkombëtar i dhjetëra hiteve e albumeve që kanë shkruar historinë e shitjeve e platformave online, Jason Derulo, të ketë në vendet e turnet të tij botëror, shkruan Gazeta Express.
“Talk Dirty”, “Swalla” dhe “Wiggle” janë vetëm disa nga superhitet e artistit amerikan që karrierën e nisi fuqishëm në vitin 2009.