string(52) "yll-limani-sjell-ne-ritem-kengen-a-tkujtohet-dashnia"

Muzike

Gazeta Express

15/05/2025 20:31

Yll Limani sjell në ritëm këngën “A t’kujtohet dashnia”

Muzike

Gazeta Express

15/05/2025 20:31

Këngëtari i njohur Yll Limani ka rikthyer emocionet e dashurisë së humbur me projektin e tij më të fundit muzikor “A T’Kujtohet Dashnia”, një këngë që preket thellë në ndjenja dhe që shoqërohet me një videoklip artistik të punuar me kujdes.

Kënga vjen nën tingujt e kompozitorit Fatjon Miftaraj dhe vetë Yllit, ndërsa tekstin e kanë realizuar Yll Limani, Tonic dhe Denk. Prodhimi muzikor mban firmën e Fatjon Miftarajt, duke sjellë një atmosferë nostalgjie dhe ndjenjash të thella, që vetëm Ylli di t’i përcjellë kaq natyrshëm.

“A T’Kujtohet Dashnia” ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave dhe ka filluar të shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale, duke u shndërruar në një tjetër sukses për Yll Limanin.

Dëgjoje këngën tani dhe lejo muzikën ta rikthejë kujtimin e asaj dashurie që nuk harrohet kurrë.