Yll Limani publikon “Thirrëm Sot ose Nesër”: Pjekuri artistike dhe identitet i konsoliduar i pop-muzikës në Kosovë - Gazeta Express
string(111) "yll-limani-publikon-thirrem-sot-ose-neser-pjekuri-artistike-dhe-identitet-i-konsoliduar-i-pop-muzikes-ne-kosove"

Muzike

Gazeta Express

18/12/2025 18:44

Yll Limani publikon “Thirrëm Sot ose Nesër”: Pjekuri artistike dhe identitet i konsoliduar i pop-muzikës në Kosovë

Muzike

Gazeta Express

18/12/2025 18:44

Ky projekt, i përbërë nga 16 këngë, shënon një fazë të re krijuese për artistin kosovar, ku ndërthuren me finesë pop-rock-u modern, baladat emocionale dhe një ndjeshmëri lirike që e karakterizon prej vitesh.

Albumi nuk është thjesht një vazhdimësi e suksesit të tij të mëparshëm, por një hap i guximshëm drejt pjekurisë artistike. Ylli shfaqet më i sinqertë, më introspektiv dhe më i vetëdijshëm për identitetin e tij muzikor.

“Thirrëm Sot ose Nesër” tingëllon si një dialog i brendshëm mes dashurisë, pritjes, pasigurisë dhe kohës – tema universale që ai arrin t’i personalizojë me zërin dhe interpretimin e tij karakteristik.

Një element i veçantë i këtij albumi është dimensioni vizual. Çdo këngë shoqërohet me një klip muzikorë, të realizuar në Barcelonë, Spanjë, nën ekzekutimin e label-it Three60 Music.

Këto pamje nuk janë thjesht ilustrime estetike, por shërbejnë si vazhdim emocional i muzikës, duke krijuar një përvojë të plotë audiovizuale dhe duke vendosur një standard të ri në prezantimin e albumeve në tregun shqiptar.

Edhe nga ana e marketingut, projekti u shoqërua me një kampanjë pre-release të menduar në detaje. Brendimi i autobusëve urbanë dhe pritoreve në Prishtinë me inicialet misterioze “TSN”, si dhe billboard-et në pika kyçe të qytetit, ngjallën kureshtje dhe diskutime të gjera.

 Ky mister u zbulua gradualisht pas publikimit të titullit dhe artwork-ut zyrtar, kur “TSN” mori kuptimin e plotë “Thirrëm Sot ose Nesër”, duke e shndërruar albumin në një nga projektet më të përfolura të vitit. /GazetaExpress/

Albumin e Yll Limanit mund ta dëgjoni në platformat digjitale si Spotify, Apple Music, etj por edhe në kanalin e tij zyrtar në youtube, që është në linkin më poshtë:

https://www.youtube.com/channel/UCwxa1gR8DEkcOVKXbN5cDkg

Advertisement
Advertisement
Advertisement