Yll Limani ka gati albumin e tij më të ri - Gazeta Express
string(41) "yll-limani-ka-gati-albumin-e-tij-me-te-ri"

Yll Limani ka gati albumin e tij më të ri

Muzike

Gazeta Express

14/12/2023 21:09

Ditën e sotme Ylli ka treguar të gjithë titujt e këngëve që do të jenë pjesë e albumit, ndër to edhe bashkëpunime.

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot.

Lexo Edhe:

Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

View this post on Instagram

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Së fundmi Ylli ka postuar në Instagram një foto nga fëmijëria e tij dhe ka shkruar se do të vijë me një album të ri, ku dhe ka premtuar se do të ketë edhe gëzim  jo vetëm lot ashtu siç jemi mësuar me stilin e Yllit.

Ditën e sotme Ylli ka treguar të gjithë titujt e këngëve që do të jenë pjesë e albumit, ndër to edhe bashkëpunime. Do të jenë 12 këngë dhe albumi do të titullohet “Tjetër” dhe do të publikohet në 21 dhjetor.