string(61) "yll-gashi-talenti-kosovar-i-bayernit-qe-po-i-mahnit-gjermanet"

Futboll

Gazeta Express

13/03/2025 9:25

Yll Gashi, talenti kosovar i Bayernit që po i mahnit gjermanët

Futboll

Gazeta Express

13/03/2025 9:25

Futbollistët kosovarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në Evropë.

E njëri prej tyre është edhe super-talenti Yll Gashi.

17 vjeçari po i mahnit gjermanët me talentin e tij.

Sulmuesi kosovar është pjesë e ekipit të të rinjve të Bayern Munichut, të cilit i ishte bashkuar në verën e vitit 2023, ndërsa kishte nënshkruar kontratë trevjeçare, deri në verën e vitit 2026.

Aty ishte transferuar nga Hertha Berlini, ku ishte dalluar me të madhe në moshat e reja të ekipit gjerman, shkruan “Gazeta Express”.

Aktualisht, Gashi luan me ekipin U-17 të Bayern Munichut, ndërsa nga katër ndeshje i ka realizuar dy gola në “U17 Nachwechsliga” në sezonin 2024/25.

Gjithashtu, sulmuesi i rrezikshëm është pjesë e Kombëtares U-17 të Gjermanisë.

Natyrisht, pasi prindërit e tij janë shqiptarë, në të ardhmen ai mund të bëhet pjesë e Kombëtares së Kosovës ose të Kombëtares shqiptare.

776238141 MANAVGAT, TURKEY – NOVEMBER 17: Yll Gashi of Germany looks on during the international friendly match between U17 Netherlands and U17 Germany at Arslan Zeki Demirci Sport Complex on November 15, 2024 in Manavgat, Turkey. (Photo by Ahmad Mora/Getty Images for DFB)

Madje, drejtuesit e FSHF-së veçse i kanë nisur kontaktet me familjen e futbollistit, por edhe me përfaqësuesit e tij, për ta veshur Yllin Kuqezi.

Natyrisht, në opsion të tij është edhe Gjermania.

Yll Gashit i mbetet të punojë dhe ta tregojë veten, e më pas të vendos përfundimisht për Kombëtaren që do ta përfaqësojë. /Gazeta Express