Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë me prejardhje nga Kosova, Ylber Ramadani ka shënuar një eurogol në ndeshjen që Lecce po e luan kundër Cagliarit.
Në takimin e vlefshëm për xhiron e 25-të në Serie A, Ylber Ramadani ka shënuar një gol mjaft të bukur.
Ramadani e gjeti golin në minutën e 76-të, duke shënuar për 2-0, nga një pozitë e vështirë.
Ylber Ramadani scores! ⚽ #Leccepic.twitter.com/PAYuaTiKT8
— Albanian Football Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) February 16, 2026
Ky ishte goli i tij i parë në elitën e futbollit italian sivjet.
Ramadani është i njohur në Serie A për punën e tij të palodhshme në fushë, duke qenë lojtari që vrapon më së shumti në ndeshje, në shumicën e kohës./GazetaExpress/