Të pasurit e të famshmit nga e gjithë bota janë mbledhur në Venecia për të marrë pjesë në dasmen madhështore tre-ditore të miliarderit të Amazon-it, Jeff Bezos, dhe të fejuarës së tij, Lauren Sánchez, e cila po zhvillohet mes protestave të shumta
Nga mediat raportohet se në Venecia veçse kanë arritur yjet e reality-show amerikan, Kim dhe Khloe Kardashian, ndërsa në qytet kanë mbërritur edhe emra si Kris Jenner, Oprah Winfrey, Leonardo DiCaprio, Orlando Bloom dhe Mbretëresha Rania e Jordanisë.
Ndër të parët mysafir përmendet edhe Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump.
Dihet se autoritetet e Venecias kanë përforcuar masat e sigurisë në të gjithë qytetin, duke ndaluar kalimin e këmbësorëve dhe lëvizjen e mjeteve lundruese në zonën e festimeve të së enjtes nga ora 16:30 deri në mesnatë, për të penguar protestuesit që kishin paralajmëruar se do ta prishnin festën.
Kujtojmë se protestat kanë qenë të vazhdueshme javët e fundit përpara dasmës, pasi kritikët thonë se kjo ngjarje rrezikon ta shndërrojë sitin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i mbingarkuar tashmë nga miliona turistë çdo vit, në një “lodër” për super të pasurit.
Sipas raportimeve, ceremonia martesore pritet të kushtojë mes 40 milionë dhe 48 milionë euro.