Futbollistët e Beşiktaşit, Kristjan Asllani dhe Milot Rashica, së bashku me Ernest Muci, i cili është në huazim nga Beşiktaş te Trabzonspor, u takuan për një darkë.
Një fotografi e shpërndarë në rrjetet sociale u bë virale, duke marrë shumë pëlqime dhe komente.

Asllani i kombëtares shqiptare iu bashkua Beşiktaşit gjatë muajit janar, si i huazuar nga Interi deri në fund të sezonit, me opsion blerje.
Ndërkohë, Rashica është pjesë e klubit nga Stambolli që tri sezone, kur u transferua nga Norëichi, pasi kaloi një sezon te Galatasaray.
Ernest Muçi aktualisht i huazuar te Trabzonspori, është në pronësi të Beşiktaşit.
Ai kaloi te klubi turk në janar të vitit 2024 nga Legia e Varshavës./GazetaExpress/