Yjet shqiptare të futbollit me urime speciale për Ditën e Flamurit - Gazeta Express
string(69) "yjet-shqiptare-te-9futbollit-me-urime-speciale-per-diten-e-flamurit-2"

Futboll

Gazeta Express

28/11/2025 19:20

Yjet shqiptare të futbollit me urime speciale për Ditën e Flamurit

Futboll

Gazeta Express

28/11/2025 19:20

Dita e 28 Nëntorit shënon festën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Sot, shteti shqiptar i ka mbushur 113 vjet që nga themelimi i tij më 1912.

Andaj, me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, gjithë shqiptarët anë e mbanë botës kanë uruar njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pa përjashtim, edhe yjet shqiptare të futbollit kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale, duke uruar për festën e madhe të shqiptarëve.

Postime të veçanta në “Instagram Storyt” e tyre kanë bërë edhe Granit Xhaka me Xherdan Shaqirin, të cilët i uruan shtetit shqiptar pavarësinë.

Njëjtë vepruan edhe disa nga yjet e kombëtares së Kosovës.

Albian Hajdari, Leon Avdullahu, Fisnik Asllani e Milot Rashica kanë shpërndarë postimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në “Insta Story”, e cila uronte Shqipërinë për këtë ditë të madhe.

Më i veçantë u tregua Vedat Muriqi, i cili e uroi Shqipërinë me një foto të flamurit të Kosovës e Shqipërisë, dhe duke e uruar në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe turqisht.

Urimet nuk munguan as nga yjet e kombëtares shqiptare, që vijnë nga Kosova.

Arbër Hoxha uroi Pavarësinë me një video të stadiumit “Air Albania” dhe me flamurin shqiptar afër.

Mirlind Daku në urimin e tij përfshiu një foto të tij, me flamurin e Shqipërisë në sfond.

Me foto të tij, me flamurin në krah e uroi këtë ditë të madhe edhe Ylber Ramadani, me mbishkrimin “Gëzuar 28 Nëntorin”.

I veçantë me urim qe edhe Ardian Ismajli, i cili në urimin e tij përfshiu një mesazh: “Hasmi i vjetër, nuk bëhet mik i ri”./GazetaExpress/