Disa lojtarë të Liverpoolit mbërritën mbrëmë në Portugali dhe vizituan “Kapelën e Ringjalljes” në Gondomar, ku trupat e Diogo Jotas dhe vëllait të tij ishin vendosur për homazhe.
Virgil van Dijk, Alexis MacAllister, Andy Robertson, Curtis Jones, Harvey Elliott, Wataru Endo dhe Federico Chiesa ishin mes grupit që u prit me duartrokitje nga banorët vendas teksa kalonin nëpër rrugë.
Në mesin e të pranishmëve u pa edhe trajneri Arne Slot.
Disa ish-yje të “The Reds” udhëtuan gjithashtu për të nderuar kujtimin e Jotës, përfshirë ish-kapitenin Jordan Henderson dhe mesfushorin e Brightonit, James Milner.
Jota dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident automobilistik pranë provincës spanjolle të Zamorës, në orët e para të së enjtes.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 me orën lokale, sipas njoftimit të Guardia Civil të Spanjës.
Jota ishte këshilluar të mos udhëtonte me avion pas një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale, ndaj po udhëtonte me makinë për të kapur tragetin që do ta kthente në Angli, ku pritej të fillonte përgatitjet për sezonin e ri të hënën./GazetaExpress/
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...