Yjet e Kombëtares e kanë uruar sot përmes rrjeteve sociale 17 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Edon Zhegrova, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica ishin tre prej yjeve më të hershëm të Dardanëve që e bënë urimin përmes Instastory, shkruan “Gazeta Express”.

“Urime dita e pavarësisë Kosovë”, shkroi futbollisti i Lillet, teksa ishte i mbështjellë me flamur në foto, ndërsa postimit ia përcolli edhe një flamur të Kosovës dhe një zemër të kuqe.
“Urime dita e Pavarësisë së Kosovës”, shkroi futbollisti i Mallorcas, duke e shfaqur edhe flamurin e shtetit të Kosovës.

Edhe Milot Rashica në orët e hershme të mëngjesit e uroi Pavarësinë e Kosovës.
“Urime Dita e Pavarësisë”, shkroi ylli i Besiktasit.

E dikur më vonë gjatë ditës, listës së yjeve që po e urojnë Pavarësinë e Kosovës iu shtua edhe Amir Rrahmani, i cili e shpërndau urimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gjatë ditës pritet që edhe yjet tjerë të futbollit kosovar, por edhe të atij shqiptar në përgjithësi, t’i bëjnë urimet e tyre për ditëlindjen e shtetit të Kosovës. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...