Barcelona pritet të ketë një verë shumë të ngarkuar, teksa synon të përforcojë disa reparte në skuadrën e Hansi Flick.
Përveç afrimeve të pritshme të një qendërmbrojtësi dhe një sulmuesi, mund të ketë edhe largime të rëndësishme.
Dy lojtarë që kanë tërhequr interes të madh janë Ronald Araújo dhe Gerard Martín.
Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, interesi për Araújon është rritur ndjeshëm muajt e fundit, për shkak të rolit jo shumë të madh te Barcelona.
Liverpooli, Bayern Munichu dhe Interi e shohin mbrojtësin uruguaian si një opsion të mundshëm, me klubin anglez që është i gatshëm të ofrojë rreth 35 milionë euro.
Ndërkohë, interes ka edhe për Gerard Martín.
Milani e vlerëson shumë 24-vjeçarin për aftësinë e tij për të luajtur si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në krahun e majtë, megjithëse një marrëveshje në verë pritet të jetë e vështirë.
Megjithatë, sipas të njëjtave raportime, as Araújo dhe as Martín nuk dëshirojnë të largohen këtë verë.
Araújo synon të rikthehet si titullar i rregullt te Barcelona dhe nuk e sheh situatën aktuale si arsye për largim nga “Camp Nou”.
Nga ana tjetër, rritja e rolit të Martín këtë sezon është një motiv i fortë për të qëndruar në Kataloni.
Edhe me ardhjen e një qendërmbrojtësi të ri nga e majta, ai pritet të ketë një rol të rëndësishëm në repartin defensiv.
Pavarësisht kësaj, Barcelona mund të detyrohet të shesë njërin prej tyre për të siguruar fonde për transferime.
Klubi synon afrimin e lojtarëve të nivelit të lartë në mbrojtje dhe sulm, ndërsa do të nevojiten para edhe për ta kthyer huazimin e Marcus Rashford në transferim të përhershëm./GazetaExpress/