Yıldız më i vlefshmi në Serie A, për dribling e raste ia kalon veç Yamal - Gazeta Express
string(71) "yildiz-me-i-vlefshmi-ne-serie-a-per-dribling-e-raste-ia-kalon-vec-yamal"

Sport

Gazeta Express

11/03/2026 18:43

Yıldız më i vlefshmi në Serie A, për dribling e raste ia kalon veç Yamal

Sport

Gazeta Express

11/03/2026 18:43

Sezoni i madh i talentit të Juventusit, Kenan Yıldız, konfirmohet edhe nga statistikat.

Futbollisti ofanziv turk konsiderohet aktualisht lojtari me vlerën më të lartë në Serie A, falë performancave të tij dhe ndikimit në lojën e skuadrës bardhezi.

Sipas vëzhguesit zviceran të futbollit – CIES, ylli turk vlen 132,7 milionë euro, ndërsa gjendet përpara kapitenit të Interit, Lautaro Martinez, i cili është i dyti me vlerën 101,8 milionë euro, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas të dhënave të publikuara nga Opta, vetëm dy futbollistë në pesë ligat më të forta evropiane kanë arritur t’i regjistrojnë të paktën 65 dribling të suksesshëm dhe 50 raste të krijuara për shokët e skuadrës gjatë këtij sezoni.

Njëri prej tyre është pikërisht Yıldız, që ka realizuar 66 dribling të suksesshëm dhe 59 raste të krijuara për gol.

I vetmi lojtar që e tejkalon në këto statistika është talenti i Barcelonës, Lamine Yamal.

Spanjolli ka arritur 115 dribling të suksesshëm dhe 62 raste të krijuara, duke u konfirmuar si një nga fenomenët më të mëdhenj të futbollit evropian. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement