Nuk ka fitues mes Napolit dhe Barcelonës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Dueli i zhvilluar në “Stadio Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultat 1:1, shkruan Gazeta Express.
Ishte Robert Lewandowski i cili kaloi mysafirët në epërsi me një gol në minutën e 60-të, pas asistimit nga Pedri.
Megjithatë, Napoli arriti të barazonte rezultatin nëpërmjet Victor Osimhen në minutën e 75-të.
E ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal theu një rekord sonte.
Ai ishte startues në këtë ndeshje, duke u bërë futbollisti më i ri ndonjëherë që luan në një ndeshje të nokautit në Ligën e Kampionëve.
Ai është 16 vjecar e 223 ditë.
🔵🔴 Lamine Yamal becomes youngest ever to play in a Champions League knockout stage game.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 21, 2024
16 years, 223 days. ✨ pic.twitter.com/OpIMH1YWeN