string(62) "yamal-jemi-me-te-mire-se-krejt-te-tjeret-skemi-frike-nga-reali"

Futboll

Gazeta Express

12/05/2025 14:10

Yamal: Jemi më të mirë se krejt të tjerët, s’kemi frikë nga Reali

Futboll

Gazeta Express

12/05/2025 14:10

Barcelona nuk ka frikë nga askush, as nga Real Madridi.

Këtë e thotë jo çdokush, por Lamine Yamal, i cili është veç 17 vjeç dhe ishte protagonist dje në El Clasicon spektakolare duke e shënuar një gol dhe duke kontribuuar dukshëm në fitoren e “Blaugrana”.

Gjithashtu, kontribuoi me të madhe në rrugëtimin drejt titullit të kampionit në La Liga, i cili duket se po i buzëqesh kësaj radhe gjigantit katalunas.

I intervistuar në “ESPN” pas fitores 4:3 në stadiumin “Montjuic”, ai e shprehu optimizmin për arritjet e Barçës, përcjell “Gazeta Express”.

“Nuk është ndjenjë e bukur kur humb nga Real Madridi. Është e vërtetë që nuk i kemi mposhtur vitin e kaluar, kemi vuajtur. Por, këtë vit kemi dhënë gjithçka për t’i ndryshuar gjërat. Nuk e kemi atë frikën që ndoshta ekipet tjera e kanë përballë tyre, kështu që ne kemi dhënë gjithçka”, deklaroi fillimisht talenti spanjoll.

“Ndiejmë se jemi më të mirë se secila skuadër tjetër, ky është mentaliteti me të cilin futemi në fushë. Mendoj se ky është qëndrimi i duhur për t’u përballur me ekipet tjera. Duhet të hysh në fushë i bindur se je më i mirë dhe të zbavitesh, kjo është e tëra”, vazhdoi Yamal, i cili ka kontribuuar në 40 gola të Barçës në të gjitha kompeticionet. /Gazeta Express