Barcelona pati një barazim zhgënjyes ndaj Club Brugge të mërkurën, por një anë pozitive ishte rikthimi në formë i Lamine Yamalit. 18-vjeçari ka qenë nën nivelin e tij të zakonshëm të lartë javët e fundit, por në Belgjikë ai u rikthye në versionin e tij më të mirë, të pandalshëm.
Lamine Yamal shënoi një gol, asistoi një tjetër dhe në disa momente ishte si një “ushtri e vetme”, duke e shtyrë Barcelonën përpara. Sipas Diario AS, ai reagoi pas barazimit ndaj Club Brugge, duke folur shkurt edhe për golin e tij:
“E dinim që Club Brugge ishte një skuadër e mirë, është e vështirë të fitosh kur ata shënojnë 3 gola. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. (Goli im është) një aksion i shpejtë, Fermin ma pason me thembër, por unë mbetem me faktin që nuk arritëm të marrim fitoren.”
Në javët e fundit është folur shumë për problemet fizike të Lamine Yamalit. Që nga shtatori, ai është përballur me pubalgi (dhimbje në zonën e ijëve), e cila ende nuk është shëruar plotësisht. Pas gjithë raportimeve, vetë lojtari ka vendosur të sqarojë situatën:
“Nuk lexoj shumë, unë duhet të luaj. Është folur shumë për pubalgjinë time dhe kjo më ka mërzitur, sepse janë të gjitha gënjeshtra. Kam qenë gjithmonë i lumtur, i përqendruar në punën time, në rikthimin dhe në lojën në këtë nivel, sepse kështu e shijoj futbollin. Duhet të vazhdoj të bëj punën time.”
Barcelona udhëton të dielën te Celta Vigo për ndeshjen e fundit para pushimit ndërkombëtar të nëntorit, dhe për të mbetur në garë për titullin e La Ligës, katalanasit duhet të fitojnë në një stadium ku tradicionalisht kanë hasur vështirësi.
Lamine Yamal do të duhet të përsërisë një paraqitje të ngjashme me atë kundër Club Brugge nëse Barcelona dëshiron të triumfojë në Balaídos.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...