Yamaha dhe Vinales prishin marrëveshjen me efekt të menjëhershëm - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

20/08/2021 13:15

Yamaha dhe Vinales prishin marrëveshjen me efekt të menjëhershëm

Sport

Gazeta Express

20/08/2021 13:15

Ekipi i Yamaha ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Maverick Viñales për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre me efekt të menjëhershëm. Piloti spanjoll kishte kontratë me skuadrën me bazë në Lesmo në Itali deri në vitin 2022 dhe pak ditë më parë ishte njoftuar se do të largohej nga Yamaha në fundit të sezonit, por ngjarjet e fundit kanë çuar në prishjen e menjëhershme të bashkëpunimit.

Yamaha kishte pranuar përfundimin e parakohshëm të kontratës me Vinales, i cili njoftoi të hënën e kaluar se do të nënshkruante me Aprilian për botërorin e vitit 20202.

Lexo Edhe:

Megjithatë, drejtori i përgjithshëm i Yamahas, Lin Jarvis, ia la derën hapur pilotit për një largim të parakohshëm dhe nuk do ta pengojë që të nisë menjëherë bashkëpunimin me Aprilian.

“Vendimi për këtë ndarje të parakohshme e lë të lirë pilotin të zgjedhë rrugën e tij. Yamaha do të jetë e përqendruar në garat e mbetura me një pilot zëvendësues, i cili ende nuk është përcaktuar,” – shpjegoi drejtuesi i lartë i Yamaha Motor Racing.

Nga ana e tij, Viñales falënderoi Yamahan për mënyrën se si e kishte trajtuar gjatë qëndrimit të tij në këtë skuadër.

“I jam thellësisht mirënjohës Yamahas për këtë mundësi të madhe. Gjithashtu vlerësoj mbështetjen që më kanë dhënë në këto katër vjet e gjysmë dhe i shoh me krenari rezultatet që kemi arritur së bashku. Gjithmonë do të kem respekt të madh për Yamahan dhe i uroj më të mirën.”

Pavarësisht se skuadra japoneze nuk ka njoftuar se cili pilot do të zëvendësojë Viñales që në garën e Silverstonit, gjithçka tregon se do të jetë Cal Crutchlow.