Prishtinë, 25 maj 2025 – Një nga emrat më të dashur të muzikës urbane shqiptare, Xuxi, vjen këtë fundjavë në një event të veçantë në Albi Mall, për të sjellë premierën live të këngës së tij më të re “Hyjnesha e Prishtinës”.
Eventi do të mbahet më 25 maj, duke filluar nga ora 16:00, në katin e parë të Albi Mall, hyrja A, ku adhuruesit e muzikës së tij do të kenë mundësinë ta ndjekin nga afër performancën e tij dhe të bëhen pjesë e një atmosfere të zjarrtë dhe festive.
Kënga “Hyjnesha e Prishtinës”, e cila pritet të jetë një nga hitet e verës, do të prezantohet për herë të parë para publikut pikërisht në këtë ngjarje, e cila është organizuar në bashkëpunim me Albi Mall, e njohur për organizimin e aktiviteteve që afrojne komunitetin me artistët dhe kulturën.
Performanca live e Xuxit është vetëm një nga momentet e shumëpritura, pasi vizitorët e Albi Mall gjatë këtij eventi do të mund të përjetojnë gjithashtu një mbrëmje me atmosferë unike, ritme moderne dhe një ndjenjë të fortë të krenarisë për qytetin dhe artin vendor.
Ky event vjen si pjesë e përkushtimit të Albi Mall për të ofruar më shumë se thjesht një përvojë blerjeje – duke sjellë kulturë, argëtim dhe emocione për të gjitha moshat.