Xhulio Prela u ekzekutua me një plumb në zemër - Gazeta Express
string(46) "xhulio-prela-u-ekzekutua-me-nje-plumb-ne-zemer"

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2020 9:45

Xhulio Prela u ekzekutua me një plumb në zemër

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2020 9:45

Efektivi i FNSH Shkodër, 26 vjeçari Xhulio Prela, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Lezhë, banonte në Rrile dhe ishte duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit.

Në superstradën Milot – Lezhë në afërsi të Gajushit, mendohet se është qëlluar nga një automjet tjetër.

Mësohet se sipas informacioneve paraprake automjeti është identifikuar nga policia. Sakaq në vendngjarje janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri.

Raportohet se 26-vjeçari është qëlluar me një plumb  në zemër. Ndërkohë ai ka lëvizur për disa metra me makinën e tij.

Policia ende nuk ka një pistë të mundshme rreth asaj çfarë ka ndodhur, ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë nisur disa kontrolle.

Në afërsi të fshatit Gajush, Prela është qëlluar nga pjesa e pasme e makinës dhe në tentativë për tu larguar një nga plumbat ka kapur të riun duke i shkaktuar vdekjen.

Po ashtu dyshohet se mund të ketë pasur kontakt mes autorit dhe viktimës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement