Xhuli në Kosova Live: Pas deklaratës për flamurin shqiptar mora kërcënime të rënda - Gazeta Express
string(81) "xhuli-ne-kosova-live-pas-deklarates-per-flamurin-shqiptar-mora-kercenime-te-renda"

Rozë

Gazeta Express

08/10/2025 16:46

Xhuli në Kosova Live: Pas deklaratës për flamurin shqiptar mora kërcënime të rënda

Rozë

Gazeta Express

08/10/2025 16:46

Në një intervistë të dhënë sot për emisionin Kosova Live në T7, Juliana Nura ka zbuluar se është përballur me një valë kërcënimesh dhe mesazhesh fyese në rrjetet sociale.

Ajo tha se kjo situatë nisi pas deklaratës së bërë në emisionin “Favorit” të T7, ku kishte paralajmëruar se do të udhëtonte në Leskovac për të parë ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deklarata e saj ka nxitur reagime të gjera edhe në mediat serbe. Portali Telegraf.rs i ka kushtuar një artikull të gjatë, duke e quajtur “premtim brutal” njoftimin e saj për të marrë pjesë në ndeshje me flamurin e UÇK-së.

VIDEO