Xhuli flet pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova: E kam fituar çmimin më të madh, publikun - Gazeta Express
string(92) "xhuli-flet-pas-perfundimit-te-big-brother-vip-kosova-e-kam-fituar-cmimin-me-te-madh-publikun"

Rozë

Gazeta Express

19/03/2023 11:39

Xhuli flet pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova: E kam fituar çmimin më të madh, publikun

Rozë

Gazeta Express

19/03/2023 11:39

Modelja nga Skenderaj, Juliana Nura, ishte njëra nga banoret e para që hyri në shtëpinë e BBV Kosova.

Ajo arriti të shkojë në finale, ku në fund u radhit e treta.

Lexo Edhe:

Pas përfundimit të këtij rrugëtimi, Xhuli ka reaguar duke thënë se është befasuar me përkrahjen që i është dhënë nga publiku.

“Kur kom dalë nga BBV Kosova nuk mund ta përshkruaj me fjalë se jam mbushur aq shumë me lumturi. Në atë minutë që kom dalë nga shtëpia e BBV dhe kemi hyrë në KlanArena, thjesht entuziazmi i publikut dhe ato letrat që i kanë pasur me fotografinë time, ishte aq e mirë, aq e përmbushur me dashuri se tashmë unë jam fituese. Edhe mos me fitu BBV, unë e kom fitu çmimin më të madh që jeni ju, publik i dashur. Thjesht ju adhuroj, ju dua shumë. Faleminderit shumë që m’keni votuar, m’keni votuar pandërprerë se e di që ky rrugëtimi im nuk ka qenë i lehtë siç e keni parë, kom qenë 14 herë e nominuar nga banorët dhe ju publik i dashur më keni shpëtuar çdo javë. Unë thjesht kom qenë personazh, ju më keni bërë personazh që njihet tani gjithandej”, tha Xhuli në një live në rrjetet sociale.