Xhudistët po bëhen gati në qendrën nacionale për garat e ardhshme - Gazeta Express
string(65) "xhudistet-po-behen-gati-ne-qendren-nacionale-per-garat-e-ardhshme"

Xhudistët po bëhen gati në qendrën nacionale për garat e ardhshme

Sporte tjera

Gazeta Express

10/08/2023 12:52

Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë po mbahet kampi përgatitor ndërkombëtar që nga data 06 deri me 12 gusht, 2023, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Në kamp po marrin pjesë garues/e nga të gjitha klubet e xhudos nga Kosova, si dhe ekipet e xhudos nga Kroacia dhe Bullgaria.

Lexo Edhe:

Kampi përgatitor po mbahen me qëllim të përgatitjes së garuesve për garat për juniorë, që mbahen këtë fundjavë në Shkup “Skopje Junior Cup 2023” me 12-13 gusht dhe për “Zagreb Grand Prix 2023”, që do të mbahet me 18-20 gusht, 2023.

Pjesë e këtij kampi janë edhe kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi /Gazeta Express/