Xhudistët iu kthehen garave ndërkombëtare pas shtatë muajsh - Gazeta Express
string(59) "xhudistet-iu-kthehen-garave-nderkombetare-pas-shtate-muajsh"

Xhudistët iu kthehen garave ndërkombëtare pas shtatë muajsh

Gazeta Express

01/10/2020 14:59

Pas shtatë muajsh mungese shkaku i përhapjes së pandemisë Covid 19, xhudistët kosovarë do t’iu kthehen garave ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

Këtë fundjavë (3 dhe 4 tetor 2020) do të mbahet Kupa Evropiane për seniorë, e cila zhvillohet në Dubrovnik të Kroacisë.

Ekipi i xhudos përfaqësohet nga Erza Muminoviq, kategoria -48 kilogramë, Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shigeki Nakamura (-73 kg).

Për Nakamurën, që ka prejardhje nga Japonia, do të jetë gara e parë ndërkombëtare që e përfaqëson vendin tonë, që prej marrjes së pasaportës së Kosovës muajin e kaluar.

Këtë radhë, trajneri Driton Kuka nuk ka vendosur t’i dërgojë “yjet” e ekipit të tij” si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova në këtë garë, duke ua dhënë rastin xhudistëve me perspektivë. /Gazeta Express/